Këtë të diel, Feronikeli dhe Llapi zhvillojnë kryendeshjën e xhiros së 19-të në Superligën e Kosovës.

Kjo ndeshje është mjaft e rëndësishme për të dyja skuadrat, të cilat synojnë titullin kampion. Feronikeli momentalisht mban pozitën e parë me 42 pikë, ndërsa Llapi është në pozitën e tretë me 38 pikë.

Hyrja në stadium është papagesë vetëm për tifozët e Feronikelit.

“Hyrja për qdo tifoz të Feronikelit është falas. Do të shprendahen shallat , duksat dhe begjat për qdo antar të grupit tonë ata të cilet ëndë nuk janë antarsuar mund të antarsohen deri të dielen”, shkruan në njoftim.

Këtë e kanë konfirmuar në rrjetet sociale faqja e tifo-grupit “Tigrat e Zi”.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë

Të dielen nga ora 13:00 zhvillonë ndeshjen klubi jone i zemres KF Feronikeli kunder llapit.

E diela është ditë vikendi prandaj të gjitha rruget na qojnë për ne stadion për ti përkrhaur djelmoshat tanë.
Andaj ne si tifozeri ju bëjmë thirrje të gjithe antarve tanë dhe qytetarve të Drenasit që të bashkohen në grupin tonë në tribunen perendimore që ti përkrahum djelmoshat tanë të cilet kanë nevojë për ne më shumë se kurrë.

TIGRAT takohen tek sheshi “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci” nga ora 12:00 ku dhe nga aty nisemi për në stadion.
Hyrja për qdo tifoz të Feronikelit është falas. Do të shprendahen shallat , duksat dhe begjat për qdo antar të grupit tonë ata të cilet ëndë nuk janë antarsuar mund të antarsohen deri të dielen.

Arsye për munges nuk ka!!
Mos mungo eja dhe ti këndo me ne për klubin e qytetit sepse nuk është marre!!

I madh i vogel n’stadion për NIKLIN KAMPION????
ForcaFERONIKEL⚪️????

TGZ ????

SHPRENDAJE…