Klubi i Futbollit të Femrave Feronikeli, ka mposhtur me rezultat të thellë 15-0 vashat e Drenicës.

Futbollistja me numrin 6-të, Rita Olluri shënoi plot 6 gola, kurse Fatlinda Ramaj realizoi 5 herë.

Dy gola i shënoi Arbenita Curraj, një Rrezona Ramadani.

Takimin e përcolli nga afër edhe trajnerja e Reprezentacionit të Kosovës, Afërdita Fazliu me shtabin e saj.