Vëllaznimi e ka mposhtur Feronikelin në ndeshjen e dytë finale të “play-off”-it në Ligën e Parë në basketboll me rezultat 73:65.

Te Feronikeli Desmond Gattis dhe Beq Kovaqi shënuan nga 16 pikë secili, por kjo nuk mjaftoi për fitore.

Edmond Kryeziu me 22 pikë, ishte më i dalluari në radhët e Vëllaznimit.

Tashmë është barazuar seria finale e “play-off”-it në 1:1, kurse ndeshja e tretë do të luhet në fundjavë në Drenas.