Të nderuar media,

KF Feronikeli ju njofton se është hapur procesi i akreditimit për ndeshjen:

KF Feronikeli – FC Santa Coloma – 28 Qershor 2019, ora 20:45, Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë, Kosovë

Për të aplikuar për akreditim ju lutemi dërgoni një e-mail i cili përmban të dhënat tuaja: emri, mbiemri, nr.personal, nr. i telefonit, roli dhe media në të cilën punoni.

[email protected]

Afati i fundit për aplikim është 27 Qershor 2019.
Njoftimin për statusin e kërkesës suaj për akreditim do ta merrni deri me datën 28 Qershor 2019, deri në orën 12:00.

Ju njoftojmë se 15 minutat e para të stërvitjeve do të jenë të hapura për publikun:

KF Feronikeli – 27 Qershor 2019, ora 18:00, Stadiumi “Agron Rama”, Kastriot, Kosovë

FC Santa Coloma – 27 Qershor 2019, ora 18:00, Stadiumi “Rexhep Rexhepi”, Drenas, Kosovë

26 Qershor, 2019