Sot (e diel) takohen Feronikeli dhe Prishtina, në kryendeshjen e këtij stinori të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Brenda klubit të Feronikelit po mbretëron një atmosferë e qetë dhe e mirë, me futbollistët që dhanë maksimumin në stërvitje, për paraqitje sa më të mirë të dielën.

Stërvitjen e fundit para takimit me Prishtinën e përcolli nga afër edhe Presidenti i klubit, Naser Ramaj.

Për ndeshjen e sotme, lusim tifozët që të vijnë me kohë në stadium, pasi që dyert e stadiumit mbyllen një orë para takimit, pra në ora 15:00.

Ndërsa sa i përket medieve, të gjitha ato medie që kanë dërguar akreditimin në përputhje me kërkesat e klubit, do ta kenë emrin në listën e të akredituarve.

18 Maj, 2019