Skuadra e Feronikelit ka barazuar pa gola në udhëtim te skuadra e Flamurtarit.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Fadil Vokrri”, skuadra mysafire ishte më kërkuese gjatë gjithë ndeshjes, por vendësit kishin hyrë me qëllimin që të ndalnin liderët.
Gjatë minutave të fundit u zhvillua shumë pak futboll, pasi që futbollistët e Flamurtarit ndërprenin lojën vazhdimisht duke qëndruar të shtrirë në tokë, për minuta të tërë.
Si pasojë gjyqtari dha 6-të minuta shtesë, në të cilët rastin më të mirë e pati Mevlan Zeka, i cili ishte i shkurtër për të mbërritur harkimin drejt tij.
Po ashtu Kastriot Rexha tentoi me kokë, por goditja e tij përfundoi shumë afër transfversales.
Feronikeli i prinë tabelës me 56-të pikë, ndërsa Flamurtari vazhdon në zonën e rrezikshme.