Feronikeli nesër zhvillon ndeshjen e javës së 21-të dhe kundërshtar do ta ketë Gjilanin.

Kjo përballje zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan, dhe fillon nga ora 13:00.

Para kësaj sfide të rëndësishme për faqen e FC Feronikelit ka folur edhe mesfushori i skuadrës, Besmir Bojku.

Mesfushori e cilësoi si ndeshje tejet të vështirë, por tha se si çdo ndeshje tjetër, do të futen për rezultat pozitiv.

“Do të jetë një ndeshje shumë e fortë, padyshim. Gjilani për dallim nga ndeshjet e fillimit të sezonit, tani duket që është rikthyer dhe e ka rimarrë veten. Sidoqoftë, duhet ta kujtojmë që ne jemi kampionët në fuqi dhe kjo fanellë që mbajmë, na bën që të hyjmë në çdo takim për rezultat pozitiv”, tha Bojku.

3 Mars, 2020