Feronikeli konfirmon që ka arritur marrëveshje edhe me mesfushorin, Drilon Lladrovci, për nënshkrimin e kontratës së re. Lladrovci është pajtuar që të vazhdojë ti mbrojë ngjyrat e klubit nga Drenasi. Feronikeli pati një sezon fantastik, duke arritur titullin kampion dhe duke rrëmbyer Digitalb Kupën e Kosovës. Drilon Lladrovci synon ti përsërit sukseset edhe në vijim…