21 Maj

Përderisa klubi ynë, Feronikeli, po kalon ditë feste pas shpalljes kampion të Kosovës në futboll, zëra nga portalet mediokër kanë filluar tentimin për njollosjen e klubit. Është e qartë që nuk jemi ekip i dëshiruar për ju, pasi e kemi vërejtur qëmoti pozicionin tuaj karshi klubit tanë. Është e kuptueshme dhe shumë normale që titulli…

20 Maj

Ferronikeli kampion i Ipko Supërligës! Urime futbollistë, trajner, qytetarë të Drenasit dhe Drenicës, në veçanti gëzuar për tifozët tanë besnik, “Tigrat e Zi”. U rikonfirmua edhe një herë, pse jemi kampion! Fitorja e sotme, ballë për ballë me pretendentin për titullin kampion, e vulosi punën tonë njëvjeçare. Sporti me shpirt garues, fitoi. Fitoi besimi i…

20 Maj

Feronikeli e fitoi titullin e tretë në histori të klubit, duke triumfuar në ndeshjen e fundit, të zhvilluar të dielën ndaj Prishtinës, me rezultat 1-0. Ndeshja e së dielës ishte vendimtare, pasi diferenca me pikë mes dy klubeve ishte mjaftë e vogël. Sidoqoftë, skuadra nuk na zhgënjeu, ashtu siç nuk na ka zhgënjyer asnjëherë, duke…

19 Maj

Feronikeli ka mposhtur Prishtinën në “Rexhep Rexhepi”, me rezultat 1-0, për tu shpallur kampion i Kosovës në futboll. Ndeshja ishte e kontrolluar gjatë gjithë kohës, pasi që skuadrës së Feronikelit, nuk i prishte punë as barazimi. Sidoqoftë, skuadra tregoi që nuk kishte hyrë në fushë për barazim, por për fitore, të cilën edhe e arriti….

19 Maj

Ka mbetur edhe një sasi e kufizuar e biletave për ndeshjen e sotme mes Feronikelit dhe Prishtinës. Deri në ora 12:00, biletat do të shiten në pikën e zakonshme Restaurant “Dijamant”, në Drenas. Kurse pas orës 12:00 do të vazhdojë shitja e tyre edhe para dyerve të stadiumit. Lusim shikuesit që të vijnë me kohë…

18 Maj

Sot (e diel) takohen Feronikeli dhe Prishtina, në kryendeshjen e këtij stinori të IPKO Superligës së Kosovës në futboll. Brenda klubit të Feronikelit po mbretëron një atmosferë e qetë dhe e mirë, me futbollistët që dhanë maksimumin në stërvitje, për paraqitje sa më të mirë të dielën. Stërvitjen e fundit para takimit me Prishtinën e…

17 Maj

Qytetarë të komunës së Drenasit, simpatizantë dhe përkrahës të Klubit të Futbollit, “Feronikeli”. Para ndeshjes vendimtare që do të luhet të dielën, ndjej për obligim, të falënderoj të gjithë qytetarët që na përcollën gjatë një sezoni në Supërligën e Kosovës, ishin pranë nesh dhe qëndruan tifozë besnik edhe kur fitonim, edhe kur nuk fitonim. Në…

17 Maj

Klubi i Feronikelit është përkrahës i madh i faktit që secili fans ta ketë mundësinë që të ndjekë nga afër ndeshjen tejet të rëndësishme ndaj Prishtinës. Sidoqoftë, për faktin që hapësirat kanë qenë të limituara shkaku i punimeve në stadium dhe si pasojë e këtyre punimeve, disa pjesë janë ende pa rrethoja, ne si klub…

17 Maj

Të dielën me fillim prej orës 16:00, Feronikeli takohet me Prishtinën për xhiron e fundit të këtij sezoni të Superligës së Kosovës në futboll. Për faktin që kjo xhiro vendos fituesin e titullit, interesim i jashtëzakonshëm është edhe nga gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët. Të gjithë gazetarët që duan të akreditohen për ndeshjen ndaj Prishtinës, mund…

15 Maj

Feronikeli pret Prishtinën, të dielën, më 19 maj, me fillim prej orës 16:00, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas. Këto janë disa informata rreth biletave, për këtë ndeshje: Biletat do të shiten në Restaurant Dijamant, në Drenas, çdo ditë, prej orës 10:00 – 15:00 (për hargjimin e sasisë së biletave do të njoftoheni me kohë)….