13 Mar

Feronikeli e pret Trepça ’89, të dielën prej orës 14:00, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas. Feronikeli, në pesë ndeshjet e fundit në Superligën e Kosovës, ka arritur të mos i marrë vetëm dy pikë, në barazimin ndaj Prishtinës 1-1, kurse të gjitha ndeshjet tjera i ka fituar, duke arkëtuar 13-të pikë, nga 15-të të…

11 Mar

Kanë mbetur edhe 11 xhiro deri në fund të Kampionatit të Kosovës në futboll. Feronikeli mban kreun me 52 pikë, pesë më shumë se ndjekësit, Prishtina e Llapi. Pas fitores 3-0 ndaj Gjilanit, Feronikeli e pret skuadrën Trepça ’89. Ky është orari i plotë i Feronikelit, deri në xhiron e fundit të këtij stinori, të…

11 Mar

Feronikeli mposhti Gjilanin me rezultat 3-0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, të dielën, në Drenas. Kastriot Rexha me dy golashin e tij dhe Mevlan Zeka me një gol, kontribuuan në fitoren e skuadrës që po i prinë IPKO Superligës. photocredit: Albert Sinani

10 Mar

Klubi i Futbollit të Femrave, Feronikeli, ka siguruar fitoren e radhës. Kësaj radhe vashat e Feronikelit, mposhtën skuadrën e Kosovës së Prishtinës, me rezultat bindës 4-0. Kjo ishte ndeshja e parë kampionate, për sezonin pranveror, të Ligës së Femrave. Ndeshjen e radhës, KFF Feronikeli, e zhvillon te Liria në Prizren. Formacioni i KFF Feronikelit për…

10 Mar

Feronikeli ka siguruar fitore 3-0, në ndeshjen e xhiros së 22-të, të IPKO Superligës, të zhvilluar ndaj Gjilanit. Skuadra vendase ishte më e mirë gjatë gjithë takimit, duke shënuar dy gola në pjesën e parë. Të dyja golat erdhën nga sulmuesi ynë, Kastriot Rexha, i cili së pari tundi rrjetën e Gjilanit në minutën e…

09 Mar

Po bëhen përgaditjet e fundit për sfidën e së dielës, që Feronikeli e zhvillon ndaj Gjilanit. Skuadra duhet në formë dhe në atmosferë tejet të mirë përballë sfidës së nesërme. Ndeshja fillon prej orës 13:30, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas.

07 Mar

Derbi i IPKO Supërligës, Prishtina – Feronikeli, përfundoi pa fitues, me rezultat 1-1. Golin e vendasve e shënoi Leotrim Bekteshi, në minutën e 17-të. Ndërsa për Feronikelin, shënoi anësori i skuadrës, Mendurim Hoti, në minutën e 65-të. Feronikeli tani ka 49 pikë dhe ruan distancën prej 5 pikësh me vendin e dytë, Prishtinën.   photocredit:…

06 Mar

Prishtina dhe Feronikeli janë ndarë baras, 1 – 1, në ndeshjen derbi të xhiros së 21-të, në IPKO Superligën e Kosovës. Atmosferë fantastike mbretëroi gjatë gjithë takimit dhe kjo reflektoi edhe në fushë, me të dyja skuadrat që luanin lojë të hapur. Prishtina u tregua më me fat në sulm, përkundër faktit që Feronikeli ishte…

05 Mar

Kallxo.com ka kontaktuar kapitenin dhe qendërmbrojtësin e Feronikelit, Lapidar Lladrovcin, për ta pyetur për ndeshjen e nesërme. Lladrovci ndeshjen me Prishtinën e cilëson si njërën prej më të rëndësishmeve për këtë sezon, pasi luajnë me rivalin direkt për titull. “Ndeshja me Prishtinën është njëra nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit për ne, ngase luajmë…

05 Mar

Nesër, me fillim prej orës 17:00, zhvillohet derbi i IPKO Superligës, mes Prishtinës dhe Feronikelit. Tigrat e  Zi janë organizuar si gjithmonë për ta përkrahur klubin tanë, në mënyrën më të mirë të mundshme. Ata në faqen e tyre në Facebook kanë publikuar detaje nga tubimi dhe nisja për ndeshjen e së mërkurës. Postimi i…

05 Mar

Krahas punës së madhe, ka mbretëruar edhe atmosferë e mirë në stërvitjen e sotme te Feronikeli. Skuadra është parë në humor të mirë, para derbit ndaj Prishtinës, që zhvillohet në kryeqytet. Të mërkurën, me fillim prej orës 17:00, në “Fadil Vokrri”, Prishtina pret Feronikelin, në ndeshjen e xhiros së 21-të, në IPKO Superligën e Kosovës.