Krahas punës së madhe, ka mbretëruar edhe atmosferë e mirë në stërvitjen e sotme te Feronikeli. Skuadra është parë në humor të mirë, para derbit ndaj Prishtinës, që zhvillohet në kryeqytet. Të mërkurën, me fillim prej orës 17:00, në “Fadil Vokrri”, Prishtina pret Feronikelin, në ndeshjen e xhiros së 21-të, në IPKO Superligën e Kosovës.