Klubi i Feronikelit, është mysafir i Kekut, në Obiliq, në ndeshjen e xhiros së 20-të, të IPKO Superligës.

Në klub mbretëron atmosferë e mirë, pasi që futemi në lojë, pas dy fitoreve radhazi në IPKO Superligë, që të dyja pa pranuar gol. Fitorja ndaj Lirisë në Prizren 0-2 dhe ajo ndaj Llapit në Drenas, 2-0.

Në anën tjetër, Keku nuk po kalon formë të mirë, pasi që ka humbur dy takimet e para të 2019-tës, që të dyja me rezultat 3-0.

Feronikeli ndodhet në pozitën e parë të IPKO Superligës, me 45 pikë, ndërsa Keku mban pozitën e fundit me vetëm një pikë.

28 Shkurt, 2019
Tags: