
Trajneri i FC Feronikelit, Klodian Duro, ka ftuar në ekipin e parë edhe katër futbollistë të juniorëve, të shkollës së futbollit, Feronikeli.
Të pranishëm gjatë stërvitjes së sotme në ekipin e parë, ishin: Diart Geci, Kaltrin Seferaj, Ibrahim Cervadiku dhe Ardit Zeqiri të cilët u afruan nga juniorët e Feronikelit.
Kujtojmë që më parë, Duro kishte ftuar edhe tre juniorë për stërvitje me ekipin e parë, duke ngritur numrin e juniorëve të ftuar në shtatë gjithsej.
Gjatë javës nga juniorët janë ftuar edhe: Drinor Morina, Sokol Kiqina e Albion Shurdhiqi.
Duro dhe ndihmësi i tij, Faruk Elshani, premtojnë të rrisin sa më shumë bashkëpunimin me shkollën e futbollit Feronikeli.