Te shumtë janë ata qe kane arritur gjithçka në jetë nëpërmjet futbollit, disa nga ta edhe majat e botës nëpër top klube evropiane e botërore, por të rrallë janë ata që nuk i harrojnë asnjëherë rrënjët e tyre.

Ndër ta është edhe kapiteni i Kosovës, Herolind Shala, i cili së fundmi në një intervistë është shprehur që do të donte ta përfundonte karrierën te klubi ynë FC Feronikeli.

Është kënaqësi e jashtëzakonshme që një futbollist si ai vazhdon të jetë me këmbë në tokë, duke mos harruar asnjëherë prejardhjen e tij drenicase.

Kjo në fakt nuk është hera e parë që Shala shpreh admirim për klubin e FC Feronikelit, pasi që dashurinë për Niklin e ka dëshmuar edhe shumë herë të tjera.

Ai padyshim që është i mirëseardhur në klubin e tij të zemrës dhe i dëshirojmë edhe më shumë suksese e në veçanti shëndet në karrierën e tij.

 

Intervista e plotë ⬇️