FC Feronikeli dhe qendërmbrojtësi, Ilir Berisha, kanë ndarë rrugët me një marrëveshje të dy anshme dhe me mirëkuptim të plotë nga të dyja palët.

Berisha dhe FC Feronikeli e panë të arsyeshme që kjo është marrëveshja më e mirë për të dyja palët, me Ilir Berishën që tregoi profesionalizëm dhe korrektësi deri në ditën e tij të fundit si lojtar i FC Feronikelit.

Berisha ju bashkua klubit në afatin kalimtar të janarit, duke treguar kualitet vendosshmëri në fushë.

FC Feronikeli e falënderon jashtë mase për gjithçka që dha për klubin.

Berisha do të jetë gjithmonë i mirëpritur tek skuadra e FC Feronikelit.

31 Gusht, 2020