Antalya
5 shkurt 2020

FC Feronikeli po shijon ditët e fundit në Antalya, në kuadër të fazës përgatitore që klubi po e zhvillon në shtetin e Turqisë.

Faza përgatitore po kalon me një dinamikë tejet të lartë, me tempo të shpejtë të lojës dhe të stërvitjeve me futbollistët që nuk po kursejnë asgjë nga vetja që të arrijnë formën optimale.

Fakt tejet i rëndësishëm është që për fat, klubi deri më tani nuk ka lëndime nga kjo fazë tejet e lodhshme, megjithëse futbollistët po bëjnë punë të madhe.

Klubi do të rikthehet në Kosovë më datën 9 shkurt, për tu takuar më pas me skuadrën e Lirisë, në ndeshjen e kuadrit të DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll.

Mirëpo, para rikthimit në Kosovë, trajneri Agim Sopi do ta ketë edhe një mundësi për të “eksperimentuar” me skuadrën, pasi më datën 7 shkurt, do ta zhvillojë edhe një miqësore, të fundit për fazën përgatitore.

Më 7 shkurt, Feronikeli takohet me skuadrën, FC Rukh Brest.

5 Shkurt, 2020