Drenas, 24 Janar
FC Feronikeli ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit në Kosovë, për fazën e parë përgatitore, duke qenë se të dielën, klubi do të udhëtojë në Antalya të Turqisë, për fazën e dytë dhe më intensive të stërvitjeve përgatitore për pjesën e dytë të kampionatit.

Skuadra do ta rrisë intensitetin e stërvitjeve në Antalya dhe në plan janë edhe tre ndeshje miqësore për ta parë sa më mirë kompionimin e ekipës.

Djelmoshat e FC Feronikelit do të udhëtojnë mëngjesin e së dielës për në Antalya të Turqisë, për tu kthyer në Kosovë më datën 9 shkurt.

24 Janar, 2020