Feronikeli ka rikthyer në radhët e veta dyshen e huazuar te KF Drenica.

Bëhet fjalë për, Prince Balde dhe Nicholas Andrews.

Prince Balde shkëlqeu te KF Drenica në pozitën e qendërmbrojtësit, duke bërë që të kërkohet rikthimi i tij te FC Feronikeli.

Në anën tjetër, Nicholas Andrews, një qëndersulmues tejet i shpejtë, i aftë të depërtojë shumë mirë në situata një me një.

Që të dy përforcojnë edhe më shumë klubin tanë dhe si klub jemi tejet të lumtur që i kemi rikthyer në skuadër.

I dëshirojmë mirëseardhje në FC Feronikeli!

19 Dhjetor, 2019