FC Feronikeli ka shënuar fitore, me rezultat 2-0, në ndeshjen e rundit të 22-të, të zhvilluar ndaj Vushtrrisë, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas.

Nga një gol për secilën pjesë, vulosi fitoren e Feronikelit.

Në pjesën e parë ishte mbrojtësi, Ilir Berisha, që në minutën e 17-të, tundi portën e vushtrriasve, pas një goli me kokë nga një harkim nga këndi.

Kurse në pjesën e dytë, ishte sulmuesi i inkuadruar në lojë, Mevlan Zeka, që realizoi për 2-0, në minutën e 67-të, nga një asistim i bukur i brazilianit, Carioca.

Hoti pati mundësinë që ta trefishojë epërsinë, por nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Gjithashtu në fund të takimit kishte raste të njëpasnjëshme për golin e tretë, por 2-0 ishte rezultati përfundimtar.

Me këtë fitore, Feronikeli arkëton 34 pikë dhe gjendet në pozitën e 5-të.