Feronikeli ka fituar sfidën e xhiros së 20-të, me rezultat 3-0, duke e mposhtur Trepçën ’89 në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, por me shumë raste shënimi.

Në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 50-të, Mendurim Hoti shënoi për 1-0.

Goli i dytê erdhi në minutën e 91-të, ku shënoi Mevlan Zeka.

Ndërsa për rezultatin përfundimtar u përkujdes, Albert Dabiqaj, në minutën e 94-të.

Feronikeli tani ka 31 pikw dhe mbetet nw pozitën e 5-të.

Në mesjavë, Feronikeli është musafir i Gjilanit.

29 Shkurt, 2020