Klubi i futbollit “FC Feronikeli” dhe Kryetrajneri, Afrim Toverlani vazhdojnë që të rrugëtojnë se bashku se paku edhe vitin tjetër.

Toverlani erdhi të Feronikeli 5 muaj më parë dhe puna e korrektesia e tij bëri qe Presidenti Ramaj ti ofroj kontratë të re.

Ramaj tha se e vlerëson shume Kryetrajnerin dhe është i lumtur për marrëveshjen e re.

Toverlani pasi që vulosi kontratën e re foli për faqen zyrtare të Klubit.

Arsyet pse e vazhdova kontratën janë të shumta por më e rëndësishmja është serioziteti dhe besimi të cilin ma kanë ofruar Kryetari dhe zyrtaret e klubit.

Pastaj kushtet e punës dhe mobilizimi për të krijuar një skuadre pretendonte për titull, kuptohet qe ndihem mirë dhe me angazhimin e të gjithave do të jemi aty ku deshirojme ne, tifozët e Niklit dhe gjithë qytetarët e Drenasit të cilit viteve të fundit janë mësuar më titujt e kupa, përfundoj Toverlani.

2 Gusht, 2020