Feronikeli ka shënuar fitore të thellë në “Rexhep Rexhepi”, duke e mposhtur Trepçën ’89, me rezultat të thellë 5-0, në kuadër të xhiros së 23-të, në IPKO Superligë.

Në pjesën e parë u shënua vetëm një gol dhe ai në portën e gabuar. Pllana shënoi në portën e tij, për ti dhënë epërsinë Feronikelit, në minutën e 30-të.

Pjesa e parë ishte spektakolare me vendasit që arritën ti shënojnë edhe katër gola të tjerë.

Së pari, Mendurim Hoti shënoi në minutën e 47-të, për ta dyfishuar epërsinë.

Më pas braziliani ynë, Jean Da Silva, shënoi dy gola të tjerë, të parin në minutën e 51-të, për 3-0, ndërsa në minutën e 60-të, për 4-0.

Vulën në këtë takim e dha Kastriot Rexha, i cili shënoi për 5-0, në minutën e 84-të.

Feronikeli tani ka 55 pikë, shtatë pikë më shumë se ndjekësi Llapi, e tetë më shumë se Prishtina, të cilët kanë një ndeshje për ta zhvilluar.

17 Mars, 2019