Feronikeli ka humbur me rezultat 2-1, takimin e xhiros së 21-të, në IPKO Superligën e Kosovës, duke u mposhtur nga skuadera e Gjilanit, në Gjilan.

Në një teren tejet të rënduar për lojë pas reshjeve te shiut, ishte e vështirë të luhej dhe të përceptohej lëvizja e topit, prandaj skuadrat patën shumë probleme.

Gjilani realizoi dy gola të shpejtë në minutat, 9-të dhe 13-të me anë të Hajdarit.

Feronikeli u këndell pas dy golave të pësuar dhe mori lojën nën kontrollë. Përkundër faktit që fusha ishte e rënduar, skuadra jone mundohej ta dominonte lojën me topin në tokë.

Dabiqaj u shënua në listën e realizatorëve për Feronikelin, me golin e tij me kokë, ne minutën e 38-të.

Gjatë pjesës së dytë nuk pati më gola, përkunder faktit që Feronikeli dominoi gjatë gjithë kohës takimin.

Gjyqtari akordoi edhe një penalti për Gjilanin, të cilën e priti me sukses Smakiqi.

Në xhiron tjetër, Feronikeli pret skuadrën e Vushtrrisë.

4 Mars, 2020