Feronikeli ka siguruar fitore 1-2, në Suharekë, në ndeshjen e parë gjysmëfinale, në kuadër të Kupës së Kosovës.

Klubi mysafir u tregua më stabil gjatë gjithë ndeshjes, duke mos lënë hapsira në mbrojtje dhe duke qarkulluar topin në mesfushë.

Goli i parë erdhi pas një harkimi të Mevlan Zekës, ku në minutën e 30-të, me kokë realizoi, Mendurim Hoti.

Për 0-2 u përkujdes Mevlan Zeka, i cili shënoi në minutën e 49-të, i asistuar kësaj radhe nga Hoti.

Krejt çka bëri Ballkani ishte goli i minutës së 88-të, ku realizoi Berisha.

Ndeshja e kthimit luhet në Drenas.

17 Prill, 2019