Sot (e shtunë), në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, skuadra e Feronikelit priti skuadrën Drenasi, për të zhvilluar ndeshje miqësore.

Për shkak të termineve që UEFA ka caktuar për përfaqësuese, Feronikeli nuk luajti ndeshje kampionale këtë javë dhe për të mbajtur formën e skuadrës, u zhvillua miqësore me skuadrën e Drenasit.

Feronikeli e fitoi takimin me rezultat të pastër 3-0.

Mevlan Zeka shënoi golin e parë, Alush Gavazaj të dytin dhe rezultatin përfundimtar e vendosi Hamedo Kone.

23 Mars, 2019