Me rezultat 3-1, Feronikeli ka humbur takimin me Prishtinën, të zhvilluar në kuadër të xhiros së 27-të në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat, 2 me 1 me golat e John dhe Mankenda për Prishtinën, ndersa për Feronikelin shënoj Albert Dabiqaj.

Ndërsa pjesa e dytë pati edhe një gol, duke shënuar Januzi në minutën e 57-të.

Feronikeli mbetet me 44 pikë në pozitën e 5-të, ndërsa Prishtina në pozitën e 2-të me 54 pikë.