Feronikeli ka humbur me rezultat 2-1, takimin e xhiros së 20-të, të zhvilluar ndaj Llapit në Podujevë.

Për Feronikelin arriti të shënojë golin e tij të parë, Ilir Berisha. Kurse, të dyja golat e Llapit i shënoi Ymeri.

Carioca pati mundësi të barazonte rezultatin nga pika e bardhë, por goditjen e tij e priti portieri i Llapit.

Pas këtij rezultati, Feronikeli mbetet me 28 pikë, në pozitën e 5-të. Kurse Llapi ka po ashtu 28-të pikë, në pozitën e 6-të.

22 Shkurt, 2020