Feronikeli i është rikthyer stërvitjeve në fushën sintetike në Drenas, pas fazës përgatitore që e kaloi në Antalya të Turqisë.

Ekipi po bën përgatitjet e fundit para ndeshjes së DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll që do të zhvillohet nesër (e mërkurë), në Prizren.

Liria është nikoqire e FC Feronikelit, në takimin çerekfinal të DigitAlb Kupës së Kosovës që fillon prej orës 12:30.

Feronikeli në Antalya zhvilloi gjithsej katër takime miqsësore, ndaj Shakhtar Donetsk, Lokomotiv Sofja, FC Shkupi dhe Rukh Brest.

11 Shkurt, 2020