Ndeshja e parë gjysmëfinale e Digitalb Kupës së Kosovës, e zhvilluar sot në Suharekë ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit ka përfunduar baras, 0:0.

Skuadra e Feronikelit është treguar më e rrezikshme në ndeshjen e zhvilluar sot në Suharekë.

Rastin më të mirë në ndeshje e pati Mendurim Hoti në pjesën e dytë, ku i vetëm para portës nuk arriti të shënoj.

Rezultati i ndeshjes së sotme e lë të hapur kualifikimin dhe gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet pas dy javësh në stadiunin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

#forcaNikli #Feronikeli

3 Qershor, 2020