Antalya
1 shkurt 2020

FC Feronikeli ka barazuar pa gola në miqësoren ndaj FC Lokomotiv Sofia (BUL), të zhvilluar sot (e shtunë) në Antalya të Turqisë.

Në vazhdën e miqsëroreve që po zhvillohen në fazën përgatitore të Feronikelit, ishte edhe ndeshja e sotme që tregoi një karakter tjetër të ekipit, duke dalluar shumë nga miqësorja me të rinjtë e Shakhtar Donetsk.

Formacioni startues, ishte i përbërë nga: Deniz Troshupa, Lapidar Lladrovci, Albert Dabiqaj, Mendurim Hoti, Keith Groeneveld, Medjon Hoxha, Jean da Silva, Kristi Kullaj, Ardi Qorri, Perparim Islami, Yll Hoxha.

Kurse, gjatë lojës pati ndryshime të mëdha, duke bërë që në lojë të futen edhe: Astrit Thaçi, Besmir Bojku, Cem Barlik, Dorent Hajdari.

Prezent për ta parë takimin nga afër ishte edhe presidenti i klubit, z. Naser Ramaj, kryetari i Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci dhe Drejtori Sportiv i klubit, z. Malsor Gjonbalaj.

Vlenë të theksohet se gjatë gjithë kohës u zhvillua lojë e ashpër nga ekipi kundërshtar, Jean da Silva për pak sa nuk rrezikoi syrin nga një goditje me takat lartë, kurse Mendurim Hoti ishte me fat nga një ndërhyrje e ashpër nga dy futbollistë bullgar.

 

1 Shkurt, 2020