Feronikeli ka fituar ndeshjen e xhiros së 13-të, që u zhvillua ndaj Arbërisë, në “Rexhep Rexhepi”, me rezultat 1-0.
Në takimin e sotëm debutoi edhe futbollisti më i ri i skuadrës, sulmuesi Marko Simonovski, i cili u bashkua me ekipin si lojtar i lirë.

Ekipi i Duros epërsinë e arriti në minutën e 43-të, pas një goditje të fuqishme të Dabiqaj, që realizoi për 1-0.

Gjatë pjesës së dytë, skuadra kërkoi edhe golin e dytë, megjithatë ndeshja përfundoi me epërsinë 1-0.

Feronikeli të martën udhëton në Gjilan, te Drita.

21 Nëntor, 2020