Feronikeli ka fituar derbin ndaj Llapit me rezultat 1:0 në kuadër të Superligës së Kosovës.

Golin e fitores e shënoi mbrojtësi Yll Hoxha në minutën e 53-të për tre pikët e para të trajnerit shqiptar Klodian Duro.

“Nikli” edhe në pjesë të parë kishte disa raste të mira nërpërmjet Hoxhës dhe Grecës por fati ishte në anën e Llapit.

Me këtë fitore “Nikli” renditet në pozitën e shtatë me dhjetë pikë, ndërsa Llapi mbetet në pozitën e nëntë me vetëm pesë pikë të grumbulluara pas nëntë xhiro.

27 Tetor, 2020