Prizren
12 shkurt 2020

FC Feronikeli ka mposhtur skuadrën nga Prizreni, me rezultat 0-2, për tu kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Ndeshja filloi me të dyja ekipet që zhvillonin lojë të matur dhe të kujdesshme.

Medjon Hoxha pati rastin e parë, nga një pasim i Mevlan Zekës, që e gjeti Hoxhën në zonë, por ky i fundit goditi sipër portës kundërshtare.

Në pjesën e dytë Feronikeli pati më shumë nga loja, por goli nuk erdhi deri ka fundi i ndeshjes.

Besmir Bojku u gjend më së miri në zonë, duke shënuar me kokë në minutën e 88-të.

Më pas, Hoti shënoi nga pika e bardhë, përkundër faktit që portieri ndali goditjen e parë, ai ishte i pafuqishëm për ta larguar topin, gjë që e shfrytëzoi Hoti.

12 Shkurt, 2020