FC Feronikeli ka shënuar fitore me rezultat 2-4, në ndeshjen e fundit për këtë sezon, të zhvilluar në stadiumin sintetik në Ferizaj.

Harmon Van Dave hapi serinë e golave, ku i njëjti futbollist shënoi edhe golin e dytë.

Për golin e tretë u përkujdes, Medjon Hoxha ndërsa për të katërtin, Argjend Malaj.

Ndër më të dalluarit ishte edhe Nicholas Andrews me dy asistimet e tij.

Skuadra nesër mban stërvitjen e fundit i regjenerim i këtij takimi dhe më pas vazhdon me disa ditë pushim.

Sezoni 2019/20 ishte për tu harruar për FC Feronikelin, që përfundon në pozitën e 5-të me 47 pikë.

Kujtojmë që për sezonin 2019/20, kampion i Kosovës u shpall Drita, pas sezonit të jashtëzakonshëm të FC Feronikelit në vitet 2018/19.

28 Korrik, 2020