Skuadra e Feronikelit është rikthyer në stervitje pas “dritës së gjelbërt”, të dhënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Skuadra beri punë të mirë, duke qenë së ka pasur një pauzë të gjatë shkaku i pandemisë globale që preku edhe Kosovën.

Futbollistët janë munduar të mbajmë formën me stërvitje individuale gjatë gjithë kohës dhe kjo u pa edhe në stërvitjen e sotme të mbajtur në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

Skuadra dukej në atmosferë të mire dhe e vendosur për të arritur optimalen e formës para fillimit të ndeshjeve të para për Kampionat dhe Kupë.

Ditëve më vijim pritet rritje e intensitetit të stërvitjeve nga trajneri, Afrim Toverlani.