Feronikeli ka shënuar fitore minimale 0-1, në Obiliq, kundër Kekut, në stadiumin “Agron Rama”.

Skuadra nga Drenasi arriti të shënojë vetëm një gol, me anë të Kastriot Rexhës, në minutën e 41-të.

Ky ishte goli i vetëm në ndeshje, pasi deri në fund të takimit, nuk u tundën rrjetat më.

Tri pikë tejet të rëndësishme këto në Obiliq, duke përforcuar kreun me 5 pikë më shumë se ndjekësi, Prishtina.

2 Mars, 2019