Feronikeli ka mposhtur Prishtinën në “Rexhep Rexhepi”, me rezultat 1-0, për tu shpallur kampion i Kosovës në futboll.

Ndeshja ishte e kontrolluar gjatë gjithë kohës, pasi që skuadrës së Feronikelit, nuk i prishte punë as barazimi.

Sidoqoftë, skuadra tregoi që nuk kishte hyrë në fushë për barazim, por për fitore, të cilën edhe e arriti.

Një harkim nga Yll Hoxha doli fatal për kryeqytetasit, porta e të cilëve u tund.

Me epërsinë 1-0, Feronikeli luante edhe më qetë, pasi që titulli veçse ishte në duart e futbollistëve.

Me këtë fitore, Feronikeli u shpall Kampion i Kosovës në futboll.

19 Maj, 2019