Nesër me fillim prej orës 16:30, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas, Feronikeli e pret Ballkanin për ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Digitalb Kupës së Kosovës.

Feronikeli sot bëri stërvitjet e fundit para kësaj sfide e cila është mjaftë e rëndësishme për të dy skuadrat. Feronikeli, kampion në fuqi dhe po luftojnë që Kupa e Kosovës të mbetët në Drenas, ndërsa Ballkani kërkon ta fitoj këtë trofe për herë të parë në histori.

Sa i perket mungesave, i vetmi qe pritët të mungoj në këtë takim është Përparim Islami i cili u lëndua në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Suharekë, pjesa tjetër e ekipit është e kompletuar.

Atmosfera e klubit është e mirë dhe futbollistët janë të uritur për të luftuar për finalen e madhe.

FC Feronikeli kërkon mirëkuptimin e tifozëve, pasi për shkak të pandemisë ndeshja do të zhvillohet pa tifozë.

Lusim të gjithë për përkrahje nga shtëpitë dhe nëpërmjet rrjeteve sociale.

 

#ForcaNIKLI #FERONIKELI