Futbolli vendor do të rikthehet të martën pas pauzës prej afro tre muajsh shkaku i pandemisë COVID-19.

Federata e Futbollit të Kosovës e ka caktuar orarin e ndeshjeve të para gjysmëfinale të Digitalb Kupës, me të cilat edhe do të rikthehet futbolli në Kosovë.

Ndeshja e parë do të luhet të martën, kurse ajo ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit do të zhvillohet të mërkurën, më 3 qershor, në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Ndeshjet e kthimit janë paraparë të zhvillohen më 17 qershor.

Ndeshjet do të luhen pa tifozë shkaku i pandemisë COVID-19.

 

31 Maj, 2020