Feronikeli ka arkëtuar tri pikë të plota në ndeshjen e fundjavës, duke e mposhtur thellë Trepçën ’89, me rezultat 5-0.

Vetëm një gol në pjesën e parë, autogoli i Pllanës, ndërsa edhe katër gola të tjerë në të dytë, karakterizuan takimin e së dielës.

Mendurim Hoti, Jean Silva me dy gola dhe Kastriot Rexha me një, ishin golashënuesit e xhiros së 23-të.

photocredit: Albert Sinani

17 Mars, 2019