Feronikeli ka fituar takimin e zhvilluar në Klinë, kundër Dukagjinit, në kuadër të IPKO Superligës së Kosovës në futboll. Takimi përfundoi me rezultat komod, 2-0.

Gjatë pjesës së parë nuk u tundën rrjetat fare, duke përfunduar 45 minutat e parë me rezultat 0-0.

Në pjesën e dytë, ishte top golashënuesi i sezonës së kaluar, Kastriot Rexha që zhbllokoi rezultatin në minutën e 54-të, me një goditje të saktë me kokë, ku mposhti portierin e Dukagjinit.

Përderisa vendësit tentonin ta barazonin epërsinë, në fushë u fut Mevlan Zeka, i cili festoi rikuperimin e tij në mënyrën më të mirë, duke shënuar për 2-0, në minutën e 93-të, të takimit.

Feronikeli tani është me pikë të barabarta (nga 12-të) me Gjilanin, në pozitën e parë, kurse Dukagjini mbetet në të fundit, me vetëm një pikë.

 

22 Shtator, 2019