Sot (e hënë), ka filluar shitja e biletave për ndeshjen miqësore, që do të zhvillohet mes kampionit të Kosovës, Feronikeli dhe gjigantit nga Serie A, Milan.

Të gjithë tifozët që duan të jenë prezent në “Fadil Vokrri” për ta parë këtë ndeshje historike, të parën për skuadrën e Milanit në Kosovë, mund të sigurojnë biletat e tyre nga tani.

Çmimet do të variojnë varësisht prej pozitave që do të zgjidhni.

Varësisht nga pozita e stadiumit dhe ulësja, çmimet fillojnë nga 35 euro, 50 euro, 85 euro, 115 euro dhe zona VIP 155 euro.

Ndeshja do të zhvillohet më 10 gusht 2019, me fillim prej orës 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Biletat mund ti bleni online, në linkun e mëposhtëm, ose duke klikuar KËTU:

http://bileta.t-ticket.al/biglietteria/listaEventiPub.do?fbclid=IwAR14KRsCwFPlUDD-khmaIzDzGAr5CSWG3XoECsb0mdeGJm9-5EDO-rFrhkw

8 Korrik, 2019