Flamurtari pret Feronikelin në ndeshjen e xhiros së 24-të, që zhvillohet në “Fadil Vokrri”, të Prishtinës.

Feronikeli i prinë tabelës, me 55 pikë, ndërsa Flamurtari gjendet në pozitën e 9-të, me 28 pikë.

Në pesë ndeshjet e fundit, Flamurtari nuk ka arritur të sigurojë asnjë fitore, duke nxjerrë tri barazime dhe duke humbur dy ndeshje.

Në anën tjetër, Feronikeli ka vetëm një barazim në pesë ndeshjet e fundit, duke i fituar katër.

Në pesë takimet e fundit mes këtyre dy skuadrave në Superligë, katër nga to i ka fituar Feronikeli, ndërsa njëra ka përfunduar baras.

Ndeshja Flamurtari – Feronikeli, luhet sot (e diel), me fillim prej orës 17:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

31 Mars, 2019