Feronikeli ka siguruar tri pikë të plota në Obiliq, duke mposhtur Kek-un, me rezultat të pastër 0-4.

Kastriot Rexha realizoi tre golësh në ndeshjen e xhiros së 28-të, e po ashtu edhe Jean Carioca, ishte në listën e golashënuesve.

Ndeshja filloi me Feronikelin në sulm, që tentonin të arrinin epërsinë sa më herët që të ishte e mundshme.

Në minutën e 28-të, braziliani, Jean Da Silva Carioca, shënoi për 0-1, i asistuar nga Kastriot Rexha.

Më pas ishte radha e top golashënuesit të Superligës, Kastriot Rexhës, i cili realizoi edhe tre gola të tjerë, të tre nga pika e bardhë.

Për 0-2, Rexha shënoi në minutën e 30-të, ndërsa për 0-3, në minutën e 46-të.

Në pjesën e dytë, Feronikeli uli tempon e lojës, duke luajtur me pasime të shkurtëra dhe të sakta, pasi që puna më e madhe ishte kryer në të parën.

Rexha shënoi golin përfundimtar në minutën e 80-të.

Feronikeli tani ka 65 pikë, ndërsa Kek-u mbetet me vetëm 1 pikë.