Feronikeli e fillon me fitore të thellë sezonin e ri

Feronikeli ka shënuar fitore të pastër 4-0, në ndeshjen e xhiros së parë, të sezonit 2020-21, kundër Gjilanit.

Në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, Feronikeli u tregua bindshëm më i mirë, duke treguar karater dhe forcë në takimin ndaj nënkampionit të sezonit të kaluar.

Ishte ndeshje e Bedri Greces kjo e sotmja, futbollist i cili shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, duke shënuar tre golësh.

Dy golat e parë të Grecës erdhen në pjesën e parë, saktësisht në minutat 14 dhe 42.

Greca pati edhe raste të tjera, duke goditur shtyllën dhe në një rast tjetër goditi në gjoks portierin e Gjilanit, Koliçi.

Në pjesën e dytë, Greca nuk u ndal duke kompletuar hattrickun në minutën e 54.

Për golin e katërt dhe të fundit u përkujdes sulmuesi tjetër i transferuar këtë afat kalimtar, Marclei Santos, i cili u fut në lojë në vend të Grecës, në minutën e 79-të, e më pas realizoi me parabolë në minutën 90+.

Të mërkurën Feronikeli udhëton në Suharekë për tu përballur me Ballkanin.

20 Shtator, 2020