Feronikeli ka humbur ndeshjen e xhiros së 12-të, të Superligës së Kosovës në futboll, duke mos arritur të marrë asnjë pikë në stadiumin Bajram Aliu në Skenderaj.

Gjatë pjesës së parë, Feronikeli kishte rast për të kaluar në epërsi, madje të dyfishtë, por sidoqoftë 45 minutëshi i parë përfundoi pa gola.

Edhe gjatë pjesës së dytë mungonin golat dhe pikërisht në kohën kur të gjithë mendonin se ndeshja po përfundonte pa gola, u shënua goli i vetëm, saktësisht në minutën e 90-të.

Drenica u mbyll dhe në minutat shtesë ishte e padepërtueshme, duke marrë rezultat minimal 1-0, në derbin Drenicas.

10 Nëntor, 2020