Të dielën me fillim prej orës 16:00, Feronikeli takohet me Prishtinën për xhiron e fundit të këtij sezoni të Superligës së Kosovës në futboll.

Për faktin që kjo xhiro vendos fituesin e titullit, interesim i jashtëzakonshëm është edhe nga gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët.

Të gjithë gazetarët që duan të akreditohen për ndeshjen ndaj Prishtinës, mund ta bëjnë këtë deri të shtunën në ora 15:00.

[email protected] është e-mail adresa ku gazetarët duhet të dërgojnë të dhënat e tyre (jo më larg se deri të shtunën, ora 15:00).

Nga secili televizion mund të akreditohet një kameraman dhe një gazetar, kurse nga secili portal, mund të akreditohet vetëm një gazetar.

Fotoreporterët gjithashtu duhet të dërgojnë të dhënat në e-mail adresën e lartcekur.

17 Maj, 2019