Feronikeli e fitoi titullin e tretë në histori të klubit, duke triumfuar në ndeshjen e fundit, të zhvilluar të dielën ndaj Prishtinës, me rezultat 1-0.

Ndeshja e së dielës ishte vendimtare, pasi diferenca me pikë mes dy klubeve ishte mjaftë e vogël.

Sidoqoftë, skuadra nuk na zhgënjeu, ashtu siç nuk na ka zhgënjyer asnjëherë, duke triumfuar në ndeshjen që i konvenonte edhe barazimi, me golin e vetëm të Yll Hoxhës.

Në “Rexhep Rexhepin” e stërmbushur, Feronikeli festoi titullin e kampionit për stinorin 2018/19.

Këto janë disa fotografi nga festa në stadium.

Photocredits: Albert Sinani

20 Maj, 2019