Kastriot Rexha i prinë garës për top golashënuesin e IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Qendërsulmuesi i Feronikelit, deri më tani ka tundur 12 herë rrjetat kundërshtare, duke vazhduar të jetë më i frikshmi në ligë.

Rexha ndjeket nga Alidemaj i Llapit, që ka 9 gola dhe Shillova i Flamurtarit, po ashtu me 9-të.

Anësori i Feronikelit, Mendurim Hoti, deri më tani ka shënuar 8 gola, ndërsa Jean Da Silva dhe Astrit Fazliu kanë nga pesë gola.

Artur Magani ka arritur në kuotën e 4 golave, kapiteni Lladrovci e Mevlan Zeka kanë nga dy, kurse Yll Hoxha e Arbër Prekazi nga një gol të shënuar.

Më së shumti gola te Feronikeli:

  • Kastriot Rexha 12
  • Mendurim Hoti 8
  • Jean Da Silva 5
  • Astrit Fazliu 5
  • Artur Magani 4
  • Lapidar Lladrovci 2
  • Mevlan Zeka 2
  • Yll Hoxha 1
  • Arbër Prekazi 1

Lista e top golashënuesve në Superligë:

18 Mars, 2019