Superliga e Kosovës në futboll, javë pas jave po shkon drejt fundit.

Kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në fund të kampionatit, tabelës së të cilit po i prinë klubi ynë, Feronikeli, me pikë të barabarta me Prishtinën.

Pas xhiros së 28-të, Feronikeli ka arritur të grumbullojë 65 pikë dhe deri në këtë javë, ka 20 fitore, 5 barazime dhe vetëm tre humbje.

Në pesë xhirot sa kanë mbetur deri në fund të Superligës, Feronikeli takohet me:

  • Pret në shtëpi Gjilanin
  • Udhëton te Drenica
  • Pret në shtëpi Dritën
  • Udhëton te Llapi
  • Pret në shtëpi Prishtinën